Ka ndërruar jetë gazetari i njohur Sami Ademi, një figurë e respektuar në fushën e medias dhe një zë i veçantë i gazetarisë shqiptare.
Sami Ademi njihej jo vetëm për kontributin e tij në gazetarinë sportive, por edhe për kronikat sociale të realizuara në TVM2, të cilat lanë gjurmë të thella te publiku. Me një stil unik dhe një ndjeshmëri të rrallë, ai arriti të sjellë në vëmendje historitë e njerëzve të zakonshëm, duke prekur tema të ndjeshme me dinjitet dhe humanizëm.
Ai i përkiste një brezi gazetarësh që i kushtonin rëndësi fjalës së shkruar, duke punuar me përkushtim dhe profesionalizëm. Shkrimet e tij, të hartuara shpesh me stilolaps në fletë të bardhë, dëshmonin për një mendje të mprehtë dhe një përkushtim të palëkundur ndaj së vërtetës.
Me ndarjen e tij nga jeta, gazetaria humb një profesionist të rrallë dhe një njeri me vlera të larta njerëzore.
GAZETA.MK i shoreh ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve. U prehtë në paqe.


