Ndërron jetë gazetari e publicisti Rahim Ganiu

February 15, 2022
1 minut lexim

I ndjeri ka lindur në fshatin Matejç të Kumanovës më 10 Mars 1942. Shkollen fillore e kreu në vendlindje Matejc, ndërsa normalen në Shkup, për ku ka udhëtuar gati çdo ditë në këmbë për të ndjekur mesimet. Në Shkup përfundoi edhe fakultetin filozofik. Rrahimi një kohë punoi si profesor në Gjimnazin “Zef Lush Marku”, për t’u punësuar më pas në kanalin radiofonik në shqip të Radiotelevizionit publik, ne fillim te viteve 1970, ku edhe dha kontribut të madh për të konsoliduar mediumin e vetëm elektronik të shqiptarëve në Maqedoni, që degjohej në gjithë botën shqiptare në Ballkan, përmes emisioneve nga lemia e arsimit dhe kulturës.

Përveç detyrës së gazetarit ai ka ushtruar edhe postet e redaktorit dhe te Kryeredaktorit të Radio Shkupit. Pensionohet duke e perbyllur punen e tij aktive profesionale në vitin 2004. Pensionimi nuk ishte edhe fundi i angazhimin të tij krijues. Rahimi iu qas edhe më shumë krijimtarise kryesish letrare, eseistike dhe filozofike. Është shpërblyer edhe me një varg cmimesh për poezi.

Rrahim Ganiu la pas vetes shumë vepra artistike-letrare, romane, përmbledhje poetike dhe studime nga fusha e filozofisë, të cilave iu përkushtua deri në diten e fundit të jetes. Varrimi i të ndjerit u bë sot në Shkup.
Aktuale.mk shpreh ngushëllime të sinqerta familjes dhe kolegëve të tij.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

ЗЕЛС ургентно бара состанок со Владата со цел решавање на проблемите со енергетската криза

Story i radhës

BDI: Bilall Kasami me shfaqje të përditshme të paaftësisë për të drejtuar Tetovën tonë

Të fundit nga

ShkoLartë