Ka ndërruar jetë në moshën 71 vjeçare, gazetari dhe publicisti i njohur Skënder Raufi.
Që nga viti 1972, Skender Raufi ka punuar në Radiotelevizionin e Maqedonisë në Shkup. Është diplomuar në Fakultetin Juridik të Shkupit. Gjatë këtyre motmoteve ka punuar, pothuajse të gjitha zhanret e gazetarisë televizive.
Ka botuar 5 vepra publicistike: “Takim me krijuesin-1” (2002); “Takim me krijuesin -2” (2006); “Vjelja e lulediellit -1” (2008) ; “Vjelja e lulediellit-2” (2012); dhe “Vjelja e lulediellit-3” (2014). Ka shkruar edhe në gazeta të ndryshme shqipe duke parapëlqyer shprehjen publicistike në këto media.