Ndërron jetë ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Berlin

1 minut lexim

Ka ndërruar jetë ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Berlin të Gjermanisë, Ramadan Nazifi. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të jashtme, Bujar Osmani.

“Me pikëllim të thellë e mora lajmin për vdekjen e Ambasadorit, Ramadan Nazifi, Ambasador aktual i Maqedonisë së Veriut në Berlin që nga viti 2019, ish Ambasador në Zvicër nga viti 2009 deri në vitin 2013 dhe për shumë vite diplomat karriere në Ministrinë e Punëve të Jashtme”.

“Ramadani, me të cilin kisha krijuar një miqësi personale, ishte një diplomat i shquar dhe i përkushtuar dhe do të mbahet mend nga kolegët e tij në Ministri. Ngushëllime familjes, miqve dhe punonjësve të Ministrisë!”, ka shkruar Osmani.

 

 

Story i mëparshëm

Orban do të marrë pjesë në varrimin e Gorbachevit, nuk ka plan ta takojë Putinin

Story i radhës

Këto janë vendet që do të përballen me reduktime të rrymës sot

Të fundit nga