Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka treguar se stacionit Policor Veriu në Prishtinë po bëhet me lokacion të ri.
Njoftimi i plotë:
Stacioni policor Veriu, që ndodhej në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë, që nga sot është zhvendosur në objekt të ri në lagjen Arbëria (qasje nga Rr. Toni Bler dhe Rr. Ismail Qemaili- harta e bashkangjitur).
Andaj duke u bazuar me lokacionin e objektit dhe ri-definimin e zonave kjo lagje do të kaloj nën administrim te stacionit policor Veriu.
Po ashtu zona territoriale e cila do te kaloj përkohësisht nga stacioni Qendra nën administrim të stacionit Veriu : pjesë e djathtë (e sipërme e rrugës) e rrugës Zagrebi -Ahmet Krasniqi – Rrethi (i njohur si rrethi te Ismeti) i rrugës nacionale Prishtine Mitrovicë.
·Zona territoriale e lagjes TOPHANE me kufizim deri ne rrugën Ilir Konushevci përkohësisht nga stavioni VERI kalon nën administrim të stacionit QENDRA.
Sa i përket numrave kontaktues (telefonat fiks) të zyrtarëve që punojnë në kuadër të këtij stacioni mbeten po të njëjtit.
Ndërsa numrat kontaktues për raportim: 192 dhe 038- 249-942.
Për të qenë më afër qytetarëve, si dhe orientimin e saktë të tyre, Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, ka vendosur që në objektin e vjetër, për një kohë të shkurtër të mbaj një numër të caktuar i zyrtarëve policor.