Ndërrimi i motmotit e shënohet me disa raste të dhunës në familje

January 4, 2025
1 minut lexim

Më 1 janar para mesnatës, në Prishtinë bashkëshorti dyshohet se e sulmoi gruan dhe u arratis.

Më 2 janar në Viti, djali ushtroi dhunë ndaj babait dhe u dërgua në mbajtje, derisa në shtëpi iu gjet edhe një pistoletë. Në natën e dytë të vitit të ri, në Klinë u përleshën babai me djalin, ku për shkak të dhunës i biri pranoi trajtim mjekësor.

Në Istog në orët e mbrëmjes të së enjtes një vajzë ishte viktimë e dhunës fizike dhe e kanosjes me armë nga mashkulli me të cilin bashkëjetonte.

Kurse në Pejë para mesnatës u raportua se nëna po përjeton dhunë psikike nga vajza e mitur e cila ka probleme psikike.

Rastet e dhunës në familje, sidomos gjatë festave kur ka grumbullim të anëtarëve nëpër shtëpi, sipas sociologëve kanë shpjegim për motivet nga ku burojnë.

“Dikush mund të ankohet se punon më shumë, dikush më pak, dikush për fëmijët e dikujt që janë më problematik i ngucin fëmijët tjerë, dhe kësisoj na sjellë tek gjërat e padëshirueshme është mirë që secili të kalojë të jetojë me familjet e veta. Mirëpo edhe problemet e trashëguar më herët, vjen një moment kur secili prej neve dëshiron t’i qërojë hesapet aty për aty dhe vetëm pritet momenti i tillë që kulmon me raste të tilla…”, ka thënë sociologu Jeton Brajshori.

Ndërkaq për psikologen Atifete Syla, pos faktorit ekonomik edhe kultura ose pozicionimi dominant i gjinisë mashkullore, janë burim i dhunës.

Për raportimin e këtyre rasteve, Syla ka një shpjegim.

“Këto statistika, thjesht janë si rezultat i lajmërimit ose denoncimit të dhunës, përndryshe nuk mendoj se ka rritje. Përkundrazi kjo për mua është pozitive, duke pasur parasysh vetëdijesimin e grave që të raportojnë dhunën në familje”, ka thënë Syla.

Gjatë vitit 2024 në Policinë e Kosovës janë raportuar gati 2400 raste të dhunës në familje. Krahasuar me vitin parprak ka pasur rritje të numrit të raportimeve mbi 6%.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ushtari ukrainas dhe ai rus, në një betejë deri në vdekje – nderojnë njëri-tjetrin në momentet e fundit të jetës

Story i radhës

Drenusha flet për fazën depresive pas ndarjes nga Atilla – Ja çka i ndodhi!

Të fundit nga

Eva Imeri “shkund” skenën greke

Këngëtarja shqiptare, Eva Imeri ka një kohë që është zhvendosur të jetojë në Greqi. Përveç jetesës, ajo po e vazhdon edhe karrierën e saj si këngëtare, shkruan “Bota sot”. Ajo së fundi,
ShkoLartë