Koncerti i Mozzikut në Gjilan nuk shkoi edhe mirë, pasi pasmesnatës dikush gjuajti me armë zjarri në oborrin e diskotekës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Hashani bëri të ditur se në vendin e ngjarjes kanë gjetur një gëzhojë të armës dhe një granatë dore, e cila ishte e pa shpërthyer.
“Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 28.07.2023 rreth orës 1:50 ka pranuar informacionin se në oborrin e një diskoteke në qytetin e Gjilanit ka të shtëna me armë zjarri”, u shpreh Hashani.
Hashani shtoi se mjeti i pashpërthyer është asgjësuar nga njësiti për deminim i Policisë.
“Njësitet policore relevante i janë përgjigjur rastit. Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë e armës si dhe një granatë dore, e cila ishte e pa shpërthyer. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur”.
“Të gjithë personat të cilët kanë qenë brenda kësaj diskoteke në mënyrë të sigurt janë evakuuar. Nga ana e zyrtarëve policorë është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes, ndërsa mjeti i pashpërthyer është menaxhuar dhe është asgjësuar as pas një pasojë nga njësiti për deminim i Policisë së Kosovës”.