Ndërpritet furnizimi me ujë në disa lagje të Pejës

1 minut lexim

Disa lagje në Pejë do të mbesin pa ujë gjatë ditës së sotme, për shkak të punimeve të planifikuara nga KRU “Hidrodrini”.

Kjo kompani njofton se punime do të ketë nga ora 11:00 deri në 15:00, në sanimin e një defekti në Gypin DN 500, me lokacion rruga “Mbretëresha Teutë”.

Konsumatorët të cilët do të mbesin pa ujë janë ata të bashkësive territoriale të lagjes “Haxhi Zeka” dhe “Dardania 1”.

“Për shkak të punimeve të planifikuara në sanimin e një defekti në Gypin DN 500, me lokacion rruga ‘Mbretëresha Teutë’, të dielën më 11 .02.2024, nga ora 11:00 deri në ora 15:00 do të ndërpritet furnizimi me ujë për konsumatorët e lagjes në fjalë si dhe për ata të Bashkësive Territoriale ‘Haxhi Zeka’ dhe ‘Dardania 1’”, thuhet në njoftim.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

E tregojnë imazhet satelitore, Venezuela po grumbullon ushtrinë dhe tanket në kufirin me Guajanën

Story i radhës

Santiana e konfirmon se do të jetë pjesë e një projekti televiziv

Të fundit nga