Debati për lidershipin konservator dhe kryeministrin e ri britanik mes Rishi Sunak dhe Liz Truss u ndërpre pasi prezantueses i ra të fikët gjatë transmetimit direkt, shkruan BBC të martën.
Debati i organizuar nga The Sun dhe TalkTV, që udhëhiqej nga gazetarja Kate McCann, u ndal papritur kur u dëgjua një përplasje e fortë në dysheme.
TalkTV më pas zbuloi se McCann kishte humbur ndjenjat, por gjendja e saj është e mirë. Kanalit iu këshillua nga mjekët që të mos vazhdohej debati.
“U kërkojmë falje shikuesve dhe dëgjuesve tanë”, shtoi TalkTV.