Ndërprerja e mandateve të Komisioneve të Pavarura Shtetërore – Kërkohet nga deputetët të mos votojnë ndryshimet e propozuara

min lexim

 

Platforma e Organizatave të Shoqërisë Civile për Luftën Kundër Korrupsionit, reagon ashpër ndaj ndryshimeve dhe plotësimeve të votuara, si dhe ndaj propozimeve për ndryshime të reja në ligjet që i japin fund para kohe mandatit të anëtarëve dhe kryetarëve të organeve shtetërore të pavarura, Komisionit Shtetëror për Ankesa për Prokurime Publike, Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës dhe Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Shkallë të Dytë në Procedurën Administrative.

Duke qenë se fokusi i këtyre ndryshimeve legjislative është pikërisht në përbërjen dhe zgjedhjen e anëtarëve të institucioneve të pavarura, duket se qëllimi i ndryshimeve është zgjedhja e përbërjeve të reja të këtyre komisioneve sipas dëshirës së qeverisë së re. Kjo ndërhyrje në punën e institucioneve, të cilat sipas modelit të tyre duhet të jenë të pavarura nga pushteti qendror, përbën një precedent të rrezikshëm dhe çon drejt partizimit plotësues të institucioneve.

Ndryshimet propozojnë gjithashtu lehtësimin e kushteve për anëtarët dhe kryetarin e Komisionit për Ankesa, në mënyrë që në vend që të kenë “përvojë pune” në fushën e prokurimeve publike, të jetë e mjaftueshme të kenë “njohuri në fushën e prokurimeve publike ose koncesioneve dhe partneritetit publik privat”.

Prandaj, Platforma e Organizatave të Shoqërisë Civile për Luftë Kundër Korrupsionit kërkon nga deputetët të mos votojnë ndryshimet e propozuara të Ligjit për prokurime publike dhe të hapin një debat të gjerë publik në të cilën zgjidhjet do të kërkohen tërësisht dhe në mënyrë jopartiake për të përmirësuar punën e këtyre dhe institucioneve të tjera të pavarura. Thuhet në reagimin e Platformës së  Organizatave të Shoqërisë Civile për Luftë Kundër Korrupsionit

Burimi: TV KLAN

Story i mëparshëm

Ibrahimi akuzon BDI-në se në kohën e tyre u miratua strategji për heqjen e ballansuesit/ BDI-ja demanton – strategjia u propozua nga ish ministri AAA

Story i radhës

KDI kritikon VV-në dhe Konjufcën që e bojkotuan seancën e Kuvendit: Është në kundërshtim me vlerat e pluralizmit politik

Të fundit nga