nderprerja e linjave te qarkullimit ne prishtine deklarohen nga trafiku urban 69231670710ef

​Ndërprerja e linjave të qarkullimit në Prishtinë, deklarohen nga Trafiku Urban

November 23, 2025
1 minut lexim

Ndërmarrja publike komunale Trafiku Urban ka dalë me sqarim rreth ndërprerjes së qarkullimit të autobusëve në të gjitha linjat e Prishtinës, duke thënë se një gjë e tillë vjen si pasojë e mungesës së pagave dhe karburanteve, dhe se rikthimi në funksion do të bëhet vetëm pas alokimit të mjeteve të bllokuara.

Njoftimi vjen pasi kryetari i Prishtinës, Përparim Rama mbajti sot një takim me përfaqësuesit e transportit urban dhe Shoqatës së Transportuesve të Sektorit Privat, raporton KosovaPress.

Në takim u bë e ditur se duke filluar nga dita e hënë transporti publik në kryeqytet do të ndalet për shkak të bllokimit të buxhetit komunal nga Ministria e Financave.

Ndërmarrja Trafiku Urban ka paralajmëruar se qarkullimi i linjave do të rifillojë vetëm pas lëshimit të mjeteve nga Ministria e Financave, të cilat i mundësojnë Komunës së Prishtinës të shlyejë obligimet e saj financiare ndaj ndërmarrjes.

“Gjatë ditëve të fundit jeni njoftuar për vështirësitë financiare me të cilat po përballet ndërmarrja. Si pasojë e këtyre vështirësive dhe mungesës së karburanteve, përkundër vullnetit tonë, jemi të detyruar të ndërpresim qarkullimin e të gjitha linjave të Trafikut Urban, duke filluar nga e hëna, 24.11.2025. Qarkullimi do të rifillojë menjëherë pas lëshimit të mjeteve nga Ministria e Financave, të cilat i mundësojnë Komunës së Prishtinës të shlyejë obligimet e saj financiare ndaj ndërmarrjes. Dëshirojmë të sqarojmë se ndërmarrja ka bilanc pozitiv dhe stabilitet financiar; megjithatë, vonesat e Komunës së Prishtinës në shlyerjen e obligimeve ndaj nesh kanë krijuar këtë situatë të paqëndrueshme”, thuhet në komunikatë. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

anetaret e ekuipazhit te pakistan airlines zhduken ne kanada rasti i trete kete vit 69231147abe92
Lajmi i mëparshëm

Anëtarët e ekuipazhit të Pakistan Airlines ‘zhduken’ në Kanada, rasti i tretë këtë vit

edi kap per qafe dolcen afersia mes tyre po behet gjithnje e me e dukshme 69231791db825
Lajmi i radhës

Edi kap për qafe Dolcen, afërsia mes tyre po bëhet gjithnjë e më e dukshme

Të fundit nga

Pas Trump, Putin do të vizitojë Kinën

Presidenti rus, Vladimir Putin do të vizitojë Kinën shumë shpejt dhe përgatitjet për udhëtimin kanë përfunduar tashmë, ka thënë të enjten zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Putin dhe presidenti kinez, Xi Jinping,
ShkoLartë