Ndërprerja e energjisë elektrike në Vushtrri – Idrizi kërkon nga organet përgjegjëse të sigurojnë furnizim të qëndrueshëm

January 3, 2025
1 minut lexim

Gjatë ditëve të fundit në qytetin e Vushtrrisë ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike.

Lidhur me këtë situatë, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi është shprehur i shqetësuar derisa ka thënë se kjo është e papranueshme.

Idrizi ka kërkuar nga organet përgjegjëse t’i ndërmarrin veprimet e nevojshme për sanimin e problemit.

“Kryetari Idrizi tha se është e papranueshme që qytetarët të mbesin deri në 8 orë pa energji elektrike, derisa ka kërkuar nga organet përgjegjëse që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të siguruar furnizim të qëndrueshëm”, thuhet në njoftim.

Në këto ditë festash dhe në këto ditë dimri, është e papranueshme që qytetarët të mbesin pa energji elektrike deri në 8 orë. Ndërprerja e energjisë elektrike po pengon edhe funksionimin normal të bizneseve të qytetit tonë, duke ju shkaktuar dëme të mëdha. Kam kërkuar dhe kërkoj nga organet përgjegjëse që të ndërmerren veprime të menjëhershme për të siguruar furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike në Vushtrri”, ka thënë ai.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Zelensky: Trump i fortë dhe i paparashikueshëm, mund të ndihmojë në ndalimin e Putinit

Story i radhës

Rita Ora duket mjaft bukur edhe pa asnjë pikë grimi në fytyrë

Të fundit nga

ShkoLartë