2
Shkup, 13 maj – “Këtë muaj nuk kanë ardhur aspak edhe kur vinin nuk i pastronin gjitha.”
Pajazit Sinani, Kryetar i bashkësisë lokale të fshatit Matkë të Epërme thotë se tash e një muaj, nuk grumbullohen mbeturinat nga Ndërmarrja e Higjienës së Komunës së Sarajit. Sipas Sinanit, edhe pse kane nënshkruar marrëveshje për pagesë, përsëri nuk grumbullohen sipas marrëveshjes që është bëre.
“Ne e bëmë kontratën dhe në fillim i grumbullonin por tani kohës së fundit nuk vinë t’i grumbullojnë. Kërkesa jonë është që të gjejnë zgjidhje sepse kështu nuk ka hije pasi për ne si banorë të fshatit nuk është kjo një gjë e hijshme pasi i marrin qentë dhe i shpërndajnë, kalojnë fëmijët dhe njerëzit dhe mbajnë erë”, tha Pajazit Sinani- Kryetar i Bashkësisë lokale të fshatit Matkë.
Pajazit Sinani i bën thirrje inspektoratit të komunës së Sarajit që të dalin në terren pasi kohëve të fundit është krijuar deponi e egër duke u hedhur mbetje ndërtimore mbi fshatin Matkë.
“Shpesh here i kemi hasur edhe personat që hedhin këtu mbeturina edhe nga Saraji, me kamionë edhe pse është për bagëtitë për kullotje, dhe nuk ka hije kështu të hidhen. Komuna duhet të merr masa me inspektorë të dalin në terren dhe të shohin gjendjen se a është kjo në rregull a jo”, tha Pajazit Sinani- Kryetar i Bashkësisë lokale të fshatit Matkë.
Sipas Ndërmarrjes së Higjienës Komunale të Sarajit, mbeturinat grumbullohen në orarin e parashikuar në fshatin Matkë të Epërme ndërsa për ankesat e qytetarëve të këtij fshati do të dalin në terren për të parë gjendjen./Alsat.mk
BURIMI: zhurnal.mk