nderhyrje nga toka dhe ajri per fikjen e zjarreve nufi ska rrezik per banesat ne shqiperi 6a83662f1240a

Ndërhyrje nga toka dhe ajri për fikjen e zjarreve, Nufi: S’ka rrezik për banesat në Shqipëri

August 17, 2026
1 minut lexim

Forcat e Armatosura në Shqipëri vazhdojnë angazhimin intensiv në operacionet për përballimin e zjarreve në disa zona të vendit.

Ministri i Mbrojtjes atje, Ermal Nufi ndau sot pamje nga aksioni që po zhvillohet për fikjen e zjarreve nga ajri në zona të ndryshme të vendit, ku terreni është i vështirë.

Konkretisht, Nufi theksoi se në malin e Dajtit në Tiranë po vijon puna e forcave operacionale, të mbështetura nga 50 efektivë të FA-së dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore. Aktualisht, nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Ndërsa në Lufaj, Mirditë po vijon puna e strukturave në terren me 2 mjete zjarrfikëse të FA-së dhe me 9 efektivë. Aktualisht, vatra nuk paraqet rrezik për banesat.

Nufi informoi po ashtu se në Fushë-Lajë, Pukë po vijon operacioni me angazhimin e 40 efektivëve të FA-së. Aktualisht, nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

hyrje dalje nga kosova a ka pritje ne pikat kufitare 6a8365d4bfb36
Lajmi i mëparshëm

​Hyrje-dalje nga Kosova, a ka pritje në pikat kufitare?

shba gati te godase ekonomine e iranit sekretari i thesarit brenda ditesh njoftojme masat e papara ndaj tyre 6a836691c1a98
Lajmi i radhës

SHBA gati të godasë ekonominë e Iranit, sekretari i Thesarit: Brenda ditësh njoftojmë masat e papara ndaj tyre

Të fundit nga

Marrëveshja e Prizrenit!

Shoqëria “Lëvizja” më 14 gusht 2026, në Strugë organizoi Konferencë Shkencore 25 VJET MARRËVESHJA E OHRIT Arritjet, sfidat dhe perspektivat e Maqedonisë së Veriut, ku paraqita temën: MARRËVESHJA E PRIZRENIT – ARRITJA
ShkoLartë