Ndërhyn Jeff Bezos, gazetës me traditë 147-vjeçare ia ndalon të dalë në mbështetje të Harrisit

October 26, 2024
1 minut lexim

Stafi i gazetës “The Washington Post” ka shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj vendimit që mos të mbështetet asnjë kandidatët për president.

Sindikata e stafit të gazetës ka lëshuar një deklaratë ku shpreh “shqetësimin e thellë” për këtë vendim, veçanërisht duke marrë parasysh se “roli i bordit editorial” përfshin dhe mbështetjen e kandidatëve për t’i udhëhequr lexuesit, shkruan skynews.

Deklarata vë në dukje gjithashtu se fakti që lajmi rreth vendimit për të mos mbështetur kandidatë erdhi nga drejtori ekzekutiv i gazetës dhe jo nga redaktori, ata po “shqetësohen me faktin se menaxhmenti ka ndërhyrë në punën e anëtarëve në redaksi”.

Sipas gazetarëve të “The Washington Post”, vendimin për të mos e publikuar mbështetjen ndaj Kamala Harrisit e mori vetë pronari i gazetës, themeluesi i Amazon, Jeff Bezos.

“Vendimi për të mos publikuar u mor nga pronari i The Post, themeluesi i Amazon, Jeff Bezos”, raportoi The Washington Post, duke cituar dy burime të njohura me situatën.

Sindikata e gazetës shprehet se ky vendim “dobëson punën e anëtarëve tanë [gazetarëve] në një kohë kur duhet të forcojmë besimin e lexuesve tanë, jo ta humbasim atë”.

Ndryshe, gazeta ka mbështetur gjithmonë një kandidat për president amerikan që nga viti 1992 ndërsa u themelua në vitin e largët të 1877.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Eurointegrimet! Mickoski: Ndryshimet kushtetuese pasi parlamenti bullgar ta ratifikojë marrëveshjen aderuese RMV-BE

Story i radhës

“Ka kry shkollë edhe fakultet”, debat mes Mevlanit dhe Besit

Të fundit nga

ShkoLartë