2
Shkup, 18 tetor – Në Europe House në Shkup sot do të mbahet ceremoni për ndarjen e çmimit të BE-së për gazetari hulumtuese për vitin 2024 për storjen më të mirë hulumtuese në Maqedoninë e Veriut, organizuar nga Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punëtorëve mediatik, Tomson media dhe Delegacioni i Bashkimit Evropin në Shkup.
Siç paralajmëruan organizatorët, fjalim zyrtar në ceremoninë do të ketë ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Mihalis Rokas dhe kryetari i juri-komisionit për çmimin e BE-së për gazetarinë hulumtuese, Valentin Neshovski.
Çmimi i BE-së për gazetarinë hulumtuese në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në Turqi është krijuar nga Bashkimi Evropian në vitin 2015 me qëllim të promovimit të arritjeve të jashtëzakonshme në gazetarinë hulumtuese, si dhe rritjen e shikueshmërisë së gazetarisë cilësore në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqia.
Në konkursin kishin mundësi të paraqiten storje hulumtuese të publikuara nga mediat në Maqedoninë e Veriut në periudhën nga 1 janari deri më 31 dhjetor të vitit 2023, ndërsa të cilat trajtojnë tema si liria e shprehjes, sundimi i ligjit, transparenca, keqpërdorimi i pushtetit dhe të drejtave themelore, korrupsioni dhe krimi i organizuar.
Fondi i çmimeve në secilin prej shtatë vendeve për vitin 2024 (për historitë hulumtuese të publikuara në 2023) arrin në 10.000 euro. Çmimi i parë është 5000 euro, i dyti 3000 euro dhe i treti 2000 euro.
Çmimi i BE-së për gazetari hulumtuese koordinohet nga Tomson Media, ndërsa në Maqedoninë e Veriut zbatohet nga Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punëtorëve mediatik si pjesë e projektit “Forcimi i cilësisë së lajmeve dhe gazetarisë së pavarur në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi 2”. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian, kurse zbatohet nga konsorciumi i përbërë nga Rrjeti ballkanik për gazetari hulumtuese – BIRN Hub, Universiteti i Evropës Qendrore (UEQ) – Hungari, Asociacioni i gazetarëve (AJ) – Turqi, Tomson Media (TM) – Gjermani , Universiteti Goce Delçev Shtip (UGD) dhe Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punëtorëve mediatik (SPGP) nga Maqedonia e Veriut, Asociacioni i Mediave nga Evropa Juglindore (MASE) – Mali i Zi dhe nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarëve Hulumtues në Kosovë (BIRN Kosovë).
BURIMI: zhurnal.mk