Ndarja nga jeta e piktorit Sali Shijaku, reagon presidenti Bajram Begaj: Do të mbetet përjetësisht ‘Nderi i Kombit’

1 minut lexim

Presidenti Bajram Begaj ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me ndarjen nga jeta të piktorit Sali Shijaku.

Begaj shprehet se Shijaku do të mbetet përjetësisht “Nderi i Kombit” ndërsa u shpreh ngushëllimet familjes dhe të afërmve të tij.

“Mësova me dhimbje lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të “Piktorit të Popullit” Sali Shijaku, i cili me emrin dhe veprën e tij prej artisti të madh dhe qytetari e intelektuali të angazhuar dhe atdhetar, do të mbetet përjetësisht “Nderi i Kombit”.

Ndaj sot, duke iu shprehur ngushëllimet e mia më të ndjera, familjes së piktorit të madh dhe gjithë të afërmve të tij, por edhe komunitetit të artistëve shqiptarë, jam pranë tyre në keto çaste dhimbjeje të madhe. Lamtumirë artisti ynë i madh Sali Shijaku!”, shkruan Bajram Begaj.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bulku: Nuk ka rëndësi skema, fitojmë nëse japim maksimumin

Story i radhës

Në shënim të Ditës Kombëtare të Boshnjakëve, përurohet Qendra Kulturore Boshnjake në Prizren

Të fundit nga