ndarja nga jeta e harasanit bashkeshortja andisi luftoi fort por fatkeqesisht e humbi betejen me 67ce1d515ede3

Ndarja nga jeta e Harasanit, bashkëshortja: Andisi luftoi fort, por fatkeqësisht e humbi betejën me …

March 10, 2025
1 minut lexim

Ditën e sotme u ndaj nga jeta në moshën 54-vjeçare ish-deputeti i PS-së, Andis Harasani, i cili prej dy vitesh vuante nga një sëmundje e rëndë.

Së fundmi, bashkëshortja e tij, Suela Harasani, ku njofton ndarjen nga jeta të bashkëshortit të saj, teksa shkruan se Andis Harasani luftoi fort, por fatkeqësisht e humbi betejën me kancerin.

Ajo shkruan më tej se ai do të mbetet në zemrën e saj dhe të dy fëmijëve të tyre, teksa shton se do t’iu mungojë pafundlsisht.

“Te dashur familjare e miq,

Me hidherim te thelle, njoftojme humbjen e parakohshme te njeriut tone te zemres, babait, bashkeshortit, djalit, vellait, mikut Andis Harasani.

Andisi yne luftoi per jeten me forcen, besimin dhe vendosmerine qe e karakterizonte gjithmone. Ai luftoi fort për ne dhe nuk rreshti kurre së dhuruari dashuri, mbeshtetje e force. Fatkeqesisht, e humbem betejen kunder kancerit.

Une, Thea dhe Henry jemi perjetesisht mirenjohes per kete rrugetim jete qe krijuam bashke. Ti do mbetesh në zemrat tona njeriu yne më i shtrenjte, me humor te pakrahasueshem, gjithë mençuri e guxim per te ecur perpara.

Do na mungosh pafundesisht, dashuria jonë! Detaje per ceremonine e lamtumirse fundit do ndahen ne ditet ne vazhdim.” – shkruan ajo.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

selena gomez i ben urimin e vecante te dashurit te saj per ditelindje 67ce13ba521fe
Story i mëparshëm

Selena Gomez i bën urimin e veçantë të dashurit të saj për ditëlindje

daku i dedikon golat bashkelojtarit kuqezi 67ce2a71ca951
Story i radhës

Daku i dedikon golat bashkëlojtarit kuqezi

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë