ndarja nga jeta e artur zhejit mesazhi prekes i gazetarit virgjil kule e zoteronte ekranin me nje butesi dominuese 68aaf97e96353

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, mesazhi prekës i gazetarit Virgjil Kule: E zotëronte ekranin më një butësi dominuese

August 24, 2025
1 minut lexim

Gazetari dhe publicisti Artur Zheji u nda nga jeta në mënyrë të papritur pasditen e së shtunës, pas një arresti kardiak, ndërkohë që ndodhej për pushime me familjen e tij në Sarandë.

Ish-kolegu i tij dhe gazetari i njohur, Virgjil Kule iu bashkua homazheve, teksa me anë të një statusi në rrjetet sociale e kujton Zhejin si një elitar në veprimtarinë gazetareske, i cili krijonte një atmosferë të mirëfilltë intelektuale.

“RIP Zheji! Unik në stil, i thellë në përmbajtje. Askush nuk e konkurronte frazeologjinë figurative të Zhejit. Nuk harrohet termi ‘ndërkallje’, një nga purizmat e tij të goditura që pasuronin gjuhën shqipe. Moderimet e tij krijonin një atmosferë të mirëfilltë intelektuale.

E zotëronte ekranin më një butësi dominuese para së cilës dorëzohej pa kushte çdo banalitet politik. Zheji ishte elitar në gjithë veprimtarinë e tij gazetareske. Sa pak të tillë kemi!”, shkruan Kule.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mexhiti pres nje fitore absolute ne cair beteja do te perfundoje ne raundin e pare 68aaf006cef0b
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Pres një fitore absolute në Çair, beteja do të përfundojë në raundin e parë

interi e pengon 68aaf9d453c11
Lajmi i radhës

Interi e pengon!

Të fundit nga

Doli: Edhe 15 minatorë dolën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim dhe shpresë për familjarët dhe kolegët e tyre. Lajmin e ka bërë
ShkoLartë