ndalohet per 48 ore burri qe dyshohet se sulmoi seksualisht nje 15 vjecare ne gjilan 67f6d4dc6c1a0

Ndalohet për 48 orë burri që dyshohet se sulmoi seksualisht një 15-vjeçare në Gjilan

April 9, 2025
1 minut lexim

Një 15-vjeçare po dyshohet se është sulmuar seksualisht nga një burrë 58-vjeçar në Gjilan.

E mitura ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga pronari i një marketi, i cili ndodhet në rrugën “Pajazit Ahmeti” në Gjilan.

Në lidhje me rastin është njoftuar menjëherë Prokurorja e Shtetit, e cila ka urdhëruar arrestimin e të dyshuarit.

Prokuroria në Gjilan në një përgjigje për Telegrafin ka thënë se pas intervistimit, 58-vjeçari është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti është iniciuar si “Sulm Seksual”.

“Ju njoftojmë se për këtë rast Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Sulmi seksual” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës  dhe ndaj tij ka kërkuar masës e paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

trump tregu i bonove eshte i mrekullueshem 67f6d46b60bf5
Story i mëparshëm

Trump: Tregu i bonove është i mrekullueshëm

burri im eshte homoseksual por jeta jone seksuale eshte 67f6d61000ca9
Story i radhës

“Burri im është homoseksual, por jeta jonë seksuale është…”

Të fundit nga

ShkoLartë