ndalohen flamujt shqiptare ne cerdhe dhe shkolla kush po e pengon festimin e 28 nentorit 6b059c272ea86

Ndalohen flamujt shqiptarë në çerdhe dhe shkolla, kush po e pengon festimin e 28 Nëntorit?

November 24, 2026
1 minut lexim
fl

Kush po e ndalon flamurin shqiptar në shkollat dhe çerdhet e Shkupit? Festat e Nëntorit po shoqërohen me polemika!

SHKUP – Festat e Nëntorit, që duhet të jenë ditë krenarie, feste dhe respekti për gjuhën, historinë e identitetin kombëtar, po shoqërohen me polemika në disa institucione arsimore në Shkup.

Rastet e fundit ngrenë pikëpyetje mbi mënyrën se si trajtohen simbolet kombëtare shqiptare në shkolla dhe çerdhe.

Në komunikimin me prindërit e një çerdheje, fillimisht është kërkuar që fëmijët të vijnë të premten me veshje kombëtare dhe flamuj të vegjël shqiptarë për programin festiv. Por, në një mesazh të mëvonshëm, prindërit janë njoftuar se flamujt nuk lejohen të sillen në çerdhe.

Edhe në nëntor të vitit 2025, shkolla “Zhivko Brajkovski” në Butel u përball me reagime publike pasi, sipas raportimeve, drejtoresha kishte ndërprerë aktivitetin e planifikuar për 28 Nëntorin, me arsyetimin se në program përfshihej veshja kombëtare shqiptare e nxënësve.

Këto raste shtrojnë një pyetje që kërkon përgjigje: Kush po vendos se kur fëmijët shqiptarë mund të festojnë me flamurin e tyre dhe kur jo?

A bëhet fjalë për vendime individuale të drejtuesve, udhëzime nga organet kompetente apo interpretime të ndryshme të rregullave institucionale?

Drejtuesit e shkollave, çerdheve dhe institucionet përgjegjëse duhet të japin sqarime publike. Festimi i identitetit kombëtar nuk duhet të shndërrohet në burim përplasjesh, por as të trajtohet me standarde të ndryshme.

Respekti për të gjithë është i domosdoshëm, por ai duhet të jetë i ndërsjellë.

28 Nëntori është festë e shqiptarëve dhe flamuri shqiptar simbol i identitetit të tyre. Prindërit meritojnë përgjigje, ndërsa institucionet kanë detyrim të sqarojnë se çfarë po ndodh.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

djali i liderit cecen raportohet se ka marre shtetesine serbe 6b059c22b7b03
Lajmi i mëparshëm

Djali i liderit çeçen raportohet se ka marrë shtetësinë serbe

jamie lee curtis sqaron postimin e ditelindjes pasi disa e pane si goditje ndaj familjes 6b059c2d724aa
Lajmi i radhës

Jamie Lee Curtis sqaron postimin e ditëlindjes pasi disa e panë si goditje ndaj familjes

Të fundit nga

ShkoLartë