adnan azizi me 8 ministra drejtesia nuk e bere jurisprudencen shqip a ka tradhti me te madhe se kjo z ahmeti 6b059c2e2973e

Adnan Azizi: Me 8 ministra drejtësia nuk e bërë jurisprudencën shqip! A ka tradhti më të madhe se kjo z.Ahmeti?

November 24, 2026
1 minut lexim

Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, ka reaguar ndaj letrës së hapur të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, drejtuar ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, lidhur me dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Azizi ka përmendur tetë ministrat shqiptarë që, sipas tij, kanë udhëhequr Ministrinë e Drejtësisë gjatë periudhës së qeverisjes së BDI-së, duke akuzuar Ahmetin se nuk e ka zgjidhur këtë çështje gjatë 22 viteve në pushtet. Ai pretendon se aktualisht provimi i jurisprudencës dhe provimet e tjera profesionale po zhvillohen në gjuhën shqipe.

“ME 8 MINISTRA DREJTËSIE NUK E BËRE JURISPRUDENCËN SHQIP!
A KA TRADHËTI MË TË MADHE SE KJO Z. AHMETI?

Gjatë qeverisjes 22-vjeçare të Ali Ahmetit, 8 ministra shqiptarë e udhëhoqën Ministrinë e Drejtësisë:
1. Ixhet Memeti 2001–2002
2. Ismail Dardishta 2002–2003
3. Ixhet Memeti 2003–2004
4. Blerim Bexheti 2011–2014
5. Adnan Jashari 2014–2016
6. Valdet Xhaferi 2016–2017
7. Bilen Saliji 2017–2018
8. Krenar Loga 2023–2024
As këta, e as kur e kishit gjysmën e Qeverisë nuk e bëtë Provimin e Jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Tani kur ky provim dhe të gjitha provimet tjera profesionale po bëhen në gjuhën shqipe, Ali Ahmeti si hilexhi e si marksist-leninist i regjur që është, kërkon të paraqitet si patriot edhe aty ku ka më së shumti kusure.

Një njeriu normal do t’i vinte turp të paraqitej në publik për një çështje që nuk e zgjodhi për 22 vjet, me 8 ministra drejtësie. Ik tani hap krahun, sepse ka kush merret me Provimin e Jurisprudencës, me gjuhën shqipe e me të gjitha çështjet që nuk i bëre për 22 vjet”, ka shkruar Adnan Azizi.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

jamie lee curtis sqaron postimin e ditelindjes pasi disa e pane si goditje ndaj familjes 6b059c2d724aa
Lajmi i mëparshëm

Jamie Lee Curtis sqaron postimin e ditëlindjes pasi disa e panë si goditje ndaj familjes

Të fundit nga

ShkoLartë