ndalohen dy persona tentuan te transportojne ne menyre joligjore emigrante nga kina dhe afganistani 68020ef22ff6c

Ndalohen dy persona, tentuan të transportojnë në mënyrë joligjore emigrantë nga Kina dhe Afganistani

April 18, 2025
1 minut lexim

MPB Maqedoni njofton se dje 17.04.2025 në ora 19:30 në vijën kufitare ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë, zyrtarët policorë në Bogorodicë kanë vërejtur pesë persona të cilët kanë tentuar të kalojnë ilegalisht kufirin shtetëror.

“Nga liria janë privuar personat L.J. (35) dhe një 17-vjeçar nga Kina dhe U.K. (23) nga Afganistani, ndërsa dy persona janë larguar nga vendi i ngjarjes. Menjëherë pasi janë marrë masat dhe aktivitetet dhe për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “kontrabandim me migrantë”, në afërsi të vijës kufitare janë privuar nga liria edhe D.T.(32) dhe 49-vjeçari V.T, të dy nga Gjevgjelia”.

“Aty pranë janë gjetur dhe sekuestruar për përpunim të mëtejshëm celularë dhe personat janë ndaluar në stacion policor. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB Maqedoni.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

modelja ndez instagramin ne bikini te bardha shijon diellin ne brazil 68020abcb281e
Story i mëparshëm

Modelja ‘ndez’ instagramin në bikini të bardha – shijon diellin në Brazil

kallezim penal ndaj ish kryetarit te komunes se llozoves dhe dy personave te tjere per keqperdorim te pozites zyrtare 68020ef4ecda5
Story i radhës

Kallëzim penal ndaj ish-kryetarit të komunës së Llozovës dhe dy personave të tjerë për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Të fundit nga

ShkoLartë