ndalohen 23 persona po hetohet per 49 persona per pensione te paligjshme invalidore ne maqedoni 680a305d3e7aa

Ndalohen 23 persona, po hetohet për 49 persona për pensione të paligjshme invalidore në Maqedoni

April 24, 2025
1 minut lexim

Shkup, 24 prill – Pas procedurës parahetimore shumëmujore të zhvilluar në kuadër të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, dje nën udhëheqjen e prokurorit publik në fjalë, MPB ka kryer aksion në të cilin janë kryer bastisje në disa lokacione në rajonet e Shkupit, Velesit, Tetovës dhe Gostivarit. Janë ndaluar 23 persona në operacion dhe një person nuk është në dispozicion të organeve të rendit.

Nga Prokuroria thonë se personat e ndaluar dyshohen për një sërë veprash penale që kanë shkaktuar dëme në buxhetin e shtetit.

Në bazë të kallëzimit penal, prokurori në fjalë ka lëshuar Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj 49 personave.

Të dyshuarit gjatë procedurës së sotme janë sjellë para gjyqtarit për procedurë paraprake në Gjykatën Themelore Penale. Prokuroria, duke marrë parasysh veprat penale të kryera nga secili i dyshuar veç e veç, si dhe lartësinë e dënimeve të kanosura dhe plotësimin e rrethanave për caktimin e masave të sigurisë, propozoi caktimin e paraburgimit për 12 të dyshuarit, ndërsa për tre të dyshuarit u shqiptua masa e arrestit shtëpiak, ndërsa për personat e mbetur u propozua masa e kujdesit.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

mpb shkaterrohen dy grupe kriminale 49 persona kane dhene dhe marre ryshfet ne kembim te pensioneve invalidore dhe ndihmes per kujdesje 680a305d3d8f8
Story i mëparshëm

MPB: Shkatërrohen dy grupe kriminale, 49 persona kanë dhënë dhe marrë ryshfet në këmbim të pensioneve invalidore dhe ndihmës për kujdesje

parandalohet ngjarja kriminale ne familje arrestohet 48 vjecari donte te vriste me hanxhar bashkeshorten dhe djalin 680a35b183c44
Story i radhës

Parandalohet ngjarja kriminale në familje, arrestohet 48-vjeçari, donte të vriste me hanxhar bashkëshorten dhe djalin

Të fundit nga

​27 vjet nga rënia e Bahri Fazliut

Më 7 maj të vitit 1998 në vendin e quajtur Bogiqe të Malit të Zi ra heroikisht Bahri Fazliu. Bahri Fazliu ishte anëtar i LKÇK-së dhe pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
ShkoLartë