ndalohen 13 shtetas te shqiperise ne oher mpb punonin ndertimtari pa leje 67fe36a167d81

Ndalohen 13 shtetas të Shqipërisë në Ohër! MPB: Punonin ndërtimtari pa leje

April 15, 2025
1 minut lexim

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme janë ndaluar 13 shtetas të Shqipërisë në Ohër, përcjell TV21. Sipas Policisë, të njëjtit janë kapur duke punuar pa leje adekuate.

“Me datë 14.04.2025 në ora 13:00, në afërsi të një kompleksi hotelier në rrugën “Naumi i Ohrit” në Ohër, punonjësit policorë të Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare “Perëndim” kanë ndaluar 13 shtetas shqiptarë të cilët paraprakisht ishin kapur duke kryer aktivitete ndërtimore pa leje të rregullt pune. Nga masat e marra është konstatuar se ata më datë 14.04.2025 kanë hyrë në mënyrë të ligjshme në vend, por nuk posedojnë leje përkatëse dhe leje qëndrimi të përkohshëm për punë, konform nenit 80 të Ligjit për të Huajt”, thonë mes tjerash nga MPB.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

jepuni mungesen tuaj atyre qe nuk vleresojne pranine tuaj 67fe32686cc61
Story i mëparshëm

Jepuni mungesën tuaj atyre që nuk vlerësojnë praninë tuaj

nga e premtja marketet ne maqedoni do te duhet ti publikojne cmimet ne internet 67fe36a3c9b81
Story i radhës

Nga e premtja, marketet në Maqedoni do të duhet t’i publikojnë çmimet në internet

Të fundit nga

ShkoLartë