Në emisionin “Pa protokoll” po diskutohet lidhur me ndalimin e shamisë në shkolla.
Avokatja, Rovena Tujani, ka thënë se udhëzimin administrative nuk parash që vajzat me shami të përjashtohen nga shkolla, por janë disa masa të tjera.
“Mua më vjen shumë keq kur dëgjojë që një vajzë e moshës 15, 16, largohet nga shkolla, unë i kuptojë edhe kundër argumentet që ju sjellin, por për mua e drejta e arsimit mbizotëron në çdo të drejtë, pra një vajze nuk mund t’ia mohojmë të drejtën e arsimit, sigurisht këto thirrën në bazë të një udhëzimi administrativ, udhëzimi administrativ në asnjë moment nuk e parashikon që këto vajza të përjashtohen nga shkolla.
Janë parashikuar masa tjera, thuhet se janë masat vrenjtje me gojë, vrenjtje me shkrim, pezullim i përkohshëm etj”, ka thënë ajo.
Burimi: botasot.info