Ndalimi i DW në Rusi: Si arriti deri këtu

Me një akt të pashembullt Moska ndaloi transmetimet e DW. Në plan të parë ky veprim është një reagim ndaj bllokimit të RT DE në Gjermani. Por kërcënime ka pasur edhe më parë.

Krejt i papritur nuk ishte një vendim i tillë. Përpara se Ministria e Jashtme ruse të enjten (03.02) ta ndalonte faktikisht DW, ka pasur sinjale paralajmëruese.

“Ne po përgatisim një përgjigje ndaj gjermanëve. Shpresojmë, që kësaj here vërtetë do të ketë një përgjigje”, deklaronte kryeredaktorja e medias shtetërore për botën e jashtme RT (ish-Russia Today), Margarita Simonjan, më 22 dhjetor në Facebook. Marija Sacharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme në Moskë, reagonte me shpoti me një fjalë gjermanisht në rusisht: “Natürlich.” (natyrisht)

Transmetim pa licencë

Shkas për këtë deklarim atëherë ishte, se operatori i Satelitit Eutelsat e pati ndaluar tranesmetimin e RT DE. Kanali i lajmeve gjermanisht më 16 dhjetor nisi punën me një program 24 orësh që transmetohej përmes satelitit si dhe online. Por Institucioni Mediatik Berlin-Brandenburg (MABB) nisi një proces kundër, sepse RT DE nuk kishte aplikuar për të marrë licencën e transmetimit.

Se sa i rëndësishëm është për Moskën ky kanal mediatik, kjo u bë e qartë gjatë vizitës së ministres së jashtme të Gjermanisë Annalena Baerbock në mes të janarit në Moskë. Pala ruse bëri të qartë, se do të ndërmerrte masa hakmarrjeje ndaj mediave gjermane, në rast se nuk do të gjendjej një zgjidhje për RT DE.

Pasi MABB më 2 shkurt përfundimisht e ndaloi transmetimin e RT DE, Ministria e Jashtme në Rusi një ditë më pas dha përgjigjen. DW duhet ta mbyllë zyrën në Moskë dhe gazetarëve u hiqet akreditimi.

Përveç kësaj ndalohen transmetimet e programeve të DW në Rusi, dhe DW do të përfshihet në regjistrin e diskutueshëm të Ministrisë së Drejtësisë për të ashtuquajturit „agjentë të huaj”, gjë që e vështirëson punën e saj. Masa të tjera do të pasojnë, thuhet nga Moska.  

Plane ekspansioni në Gjermani

Ndalimi i DW nga Moskashkon shumë më tej se sa masa në Gjermani ndaj RT DE. Korrespondentët e RT vazhdojnë të punojnë pa asnjë pengesë në Gjermani, ndryshe nga korrespodentetët e DW-së, që nuk lejohen tani të punojnë më në Moskë. Përveç kësaj DW ka në Rusi licencë të rregullt transmetimi për programet në gjuhën gjermane dhe angleze.

Shoqata e Gazetarëve të Gjermanisë (DJV) e kritikoi në një reagim të premten (04.02) këtë masë duke nënvizuar se nuk mund të krahasohen dy rastet. Ndonëse DW financohet prej buxhetit nga taksat, organi kontrollues i saj është Këshilli Drejtues, që përbëhet kryesisht nga „organizata jo shtetërore“. DJV e përshkruan RT DE si “pjesë e propagandës ruse të drejtuar nga shteti”.

Shërbimi gjerman i RT i ka nisur transmetimet në internet më 2014, në vitin e aneksimit të Krimesë. RT DE e konsideron veten si një zë alternativë ndaj mediave në Gjermani.

RT DE aktualisht ëstë abonuar në Facebook nga 650.000 përdorues. Një shifër e krahasueshme ishte edhe përpara mbylljes së kanalit kryesor të saj në shtator 2021 në Youtube. Arsyeja kishte të bënte me akuzën e koncernit të SHBA Google, të cilit i përket edhe Youtube, se po përhapte informacione të rreme lidhur me pandeminë Corona, gjë që RT e përgënjeshtron. Qeveria gjermane atëherë komunikoi, se nuk ka të bëjë me këtë ndalim duke i hedhur poshtë kritikat nga Moska.

RT DE u përpoq pa sukses të marrë një licencë përmes Luksemburgut për në Gjermani. Më në fund u zgjodh rruga e marrjes së licencës në Serbi, por enti rregullator i medias nuk e pranoi këtë. RT DE do ta çojë çështjen në gjykatë.

Image

Ilustrim

Kërcënime ndaj DW në Rusi

Retrospektivë: DW mund të transmetonte lirshëm që nga fundi i viteve 1980 në Rusi. Nga Moska nuk ka pasur kritika ndaj raportimit të DW. Për herë të parë re në horizont nisën të shfaqen në vjeshtën e vitit 2019. Një komision i Dumës shtetërore (parlamenti rus) hetoi, lidhur me atë që ai e quan „ndërhyrje e medieve të huaja” në punët e brendshme ruse. Edhe DW u kriitkua.

Sipas komisionit u konstatuan shkelje të ndryshme, ndër të tjera një lajm në Twitter i DW-së në rusisht verën ëe vitit 2019 lidhur me protestat e opozitës përpara zgjedhjeve për parlamentin e qytetit në Moskë.

Fraza e cituar nga DW “Moskë, dil jashtë!” ishte një thirrje e demonstruesve, por parlamentarët rusë e vlerësuan atë si thirrje për pjesëmarrje në protesta. DW e hodhi poshtë këtë.

Atëherë komisioni parlamentar rus këshilloi, që DW-së t’i jepej statusi si „agjent i huaj“. Por kjo nuk ndodhi, sepse Ministria e Jashtme ruse u shpreh kundër.

Drejtori i Përgjithshëm i DW-së Peter Limbourg atëherë udhëtoi në Moskë dhe u duk se konflikti u zgjidh. Por në shtator 2021 kjo temë u hap sërish, kësaj here në kontekstin e ndalimit të RT DE në Youtube.

Rusia ka shumë arsye për të kundërvepruar, tha kryetari i komisionit Vassilij Piskarjov. Sa më shumë dështime ka hasur rrugës së transmetimit në Gjermani RT DE, aq më të qarta vinin kërcënimet nga Moska. Drejtorja e RT Margarita Simonjan disa herë i ka bërë thirrje Ministrisë së Jashtme për të kundërvepruar ashpër.

Drejtori i Përgjithshëm i DW-së Limbourg e quajti masën e marrë aktualisht nga Moska si „një reagim të ekzagjeruar” dhe deklaroi ndërmarrjen e hapave ligjore. Ai premtoi intensifikimin „dukshëm” të programeve për Rusinë.  

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kosova në rolin e “Nën Terezës”

Story i radhës

Tagliafico: Ma mohuan ëndrrën të shkoj në Barcelonë

Të fundit nga