ndahet nga jeta ne moshe te re joana qyli pjese e konsullates shqiptare ne selanik 68f3b436bd77d

Ndahet nga jeta në moshë të re Joana Qyli, pjesë e konsullatës shqiptare në Selanik

October 18, 2025
1 minut lexim

Është ndarë nga jeta në moshë të re, Joana Qyli, pjesë e stafit të konsullatës shqiptare në Selanik.

Lajmin e bëri publik Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Selanik, në një postin në rrjetin Facebook.

“E trishtë përtej dhimbjes të shohësh si shuhen këto sy plot jetë. Joana Qyli ka shëmbëllyer mirësinë dhe frymëzimin e një vajze plot dashuri për jetën, familjen dhe miqtë e saj. Si pjesë e stafit te Konsullatës në një periudhe jo të shkurtër, Joana fitoi respektin dhe ngrohtësinë e kolegëve dhe të qytetarëve që me aq korrektësi u shërbeu. Edhe pse në një rrugëtim të shkurtër me jetën, ajo arriti ta ndërtoje atë bukur, me ngjyrat e shpresës dhe forcën për të mposhtur dhimbjen. Ngushëllimet më të ndjera familjes dhe të afërmve të dashur për këtë humbje të pafjalë. Qofsh e parajsës Joana Qyli”, shkruhet në postim.

Për ndarjen nga jeta ka reaguar edhe kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, duke shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen e parakohshme nga jeta të vajzës së mikut të tij, Thoma Qyli.

“Joana, vajza e mikut tim Thoma Qyli, u nda nga jeta në një moshë ku gjithçka duhej të kishte filluar.Një vajzë e mirë, me shpirt të pastër, e talentuar, me etje për dije, plot dritë dhe jetë.Nuk ka fjalë që mund të ngushëllojnë një prind për humbjen e fëmijës, por mendimet dhe lutjet janë me familjen Qyli në këtë dhimbje të pamatë.U prehtë në paqe Joana, dhe kujtimi i saj qoftë dritë përjetë”, shkruan Peleshi.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ne shkup u mbajt marsh protestues per solidarizim me popullin palestinez 68f3b2d5bd1d7
Lajmi i mëparshëm

Në Shkup u mbajt marsh protestues për solidarizim me popullin palestinez

shkendija ne mesin e 250 klubeve me te mira ne bote 68f3b499e5a42
Lajmi i radhës

Shkëndija në mesin e 250 klubeve më të mira në botë

Të fundit nga

Nesër pa rrymë disa fshatra të Tetovës

Për shkak të aktiviteteve teknike të paralajmëruara në rrjetin distributiv, nesër, të martën më 16 qershor 2026, disa vendbanime në rajonin e Tetovës do të mbeten pa energji elektrike, përcjell tetova1 Sipas
ShkoLartë