ndahen 41 bursa guerot hap i rendesishem per ndertimin e urave me be ne 67d3187cd976e

​Ndahen 41 bursa, Guerot: Hap i rëndësishëm për ndërtimin e urave me BE-në

March 13, 2025
min lexim

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Qeveria e Kosovës dhe konsorciumi zbatues i përbërë nga Universiteti “Aristotele” i Selanikut dhe Instituti Kombëtar i Shërbimit Publik, kanë ndarë sot 41 bursa për raundin e pesëmbëdhjetë të programit të bursave post-diplomatike të BE-së për qytetarët e Kosovës.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Bardhyl Dobra, tha se ndarja e këtyre bursave është hap i rëndësishëm për vendin dhe investim për të ardhmen e Kosovës në forcimin dhe modernizimin e administratës publike.

Dobra: Ky është hap i rëndësishëm për vendin dhe investim për modernizimin e administratës publike

Ky moment është hap i rëndësishëm, investim i madh për të ardhëm e Kosovës dhe forcimin e administratës publike me qëllim të përafrimit të saj me standardet evropiane…(Dija që përfitoni në universitetet evropiane) Është burim i çmuar për institucionet e Kosovës kur të ktheheni në vendin tuaj. Ky investim në dije do të përkthehet në një kontribut për vendin…Përmes reformave qeveritare synojmë të krijojmë një administratë moderne dhe efikase për profesionistët e rinj, ku secili ka mundësi të kontribuoj për shtetin”, tha ai.

Ndërkaq, shefi i Seksionit të Bashkëpunimit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Johannes Stenbaek Madsen, tha se bursistët përmes dijës së fituar në universitet prestigjioze evropiane do të kontribuojnë që shërbimi civil i Kosovës të jetë në gjendje të punojë në përputhje me standardet evropiane.

Madsen: Shërbimi civil i Kosovës do të jetë në gjendje të punojë në përputhje me standardet evropiane

“Shërbimi civil i Kosovës do të jetë në gjendje të punojë në përputhje me standardet evropiane. Në këtë përpjekje të përbashkët, BE-ja me Qeverinë e Kosovës dëshiron të përmirësojë administratën publike në Kosovë dhe shërbimet e saj…(Bursistë)Ju jeni e ardhmja e Kosovës dhe me njohurit që i merrni do të jeni gjenerata e re që do të sjell ndryshime në Administratën Publike të Kosovës”, tha ai.

Pjesë e kësaj ceremonie ishte edhe ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, i cili tha se ky program do të luajë rol të madh për ndërtimin e urave të komunikimit mes Kosovës dhe vendeve të BE-së.

Guerot: Ky program luan një rol të madh në ndërtimin e urave të Kosovës me BE-në

“Ky program luan një rol të madh në ndërtimin e urave të Kosovës me BE-në. Kam mirëpritur faktin se në raundin e fundit se pesë studentë do të shkojnë në Francë….Kur Bashkimi Evropian pohon se zgjerimi është investim gjeostrategjik dhe kjo do të thotë shumë për nevojën e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Ju do të keni mundësi që të kontribuoni personalisht në këtë drejtim”, theksoi ai.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

bashkia e shkodres emeron nenkryetarin e ri pasuesin e onid bejlerit qe kandidon ne 11 maj 67d30ed87e28f
Story i mëparshëm

Bashkia e Shkodrës emëron nënkryetarin e ri, pasuesin e Onid Bejlerit që kandidon në 11 maj

suv elektrik i xiaomi do te pershkoje 770 kilometra me nje karikim te vetem 67d31b47818e2
Story i radhës

SUV elektrik i Xiaomi do të përshkojë 770 kilometra me një karikim të vetëm

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë