Navas ka humbur betejën me Donnarummën

August 19, 2022
1 minut lexim

Mungon vetëm një portier për ta quajtur merkaton të mbyllur dhe te Napoli kanë piketuar kostarikanin e PSG-së, Keilor Navas, i cili gjithsesi nuk është bindur ende për të pranuar transferimin në kampionatin italian.

Për të marrë sa më shpejt Navas, drejtuesit e Napolit kanë vendosur të “fusin mik” Ezequel Lavezzin, ish sulmuesi i napolitanëve dhe PSG-së, i cili ka qenë në qendrën stërvitore të francezëve për të folur personalisht me gardianin.

Sipas mediave franceze, Lavezzi i ka shpjeguar Navasit atmosferën në qytet dhe afeksionin që do të mund të përjetojë nga tifozeria, teksa tani i takon portierit kostarikan që të vendosë nëse do të pranojë transferimin apo jo.

Navas ka humbur betejën me Donnarummën për portën e PSG-së dhe do të dëshironte një tjetër klub ku të luajë rregullisht, teksa për momentin vetëm Napoli është gati ta marrë në huazim me të drejtë blerjeje.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rreziku i centralit bërthamor në Zaporizhzhia dhe krahasimet me Çernobilin

Story i radhës

Jeni të trishtuar? Ja si të çlironi emocionet negative

Të fundit nga

ShkoLartë