Navas del hapur

April 21, 2022
1 minut lexim

Te PSG, dualizmi midis Keylor Navas dhe Donnarumma vazhdon të jetë i ethshëm. Pochettino nuk zgjodhi një titullar fiks mes tyre, duke i alternuar nga njëra ndeshje në tjetrën.

Në Ligue 1, skuadra pariziene është një hap larg fitimit të titullit. Kostarikani ka bërë 18 paraqitje, ndërsa ish-portieri i Milanit 15 të tilla. Në Champions League numërohen 5 ndeshje për italianin, përfshirë dy kundër Real Madridit.

3 ndeshje për ish-in e Real Madridit. Në fund të ndeshjes kundër Angers (3-0), Keylor Navas iu kthye temës: “Ka shumë gjëra për t’u marrë parasysh. Unë kam një marrëdhënie të mirë me Donnarumma, por gjithmonë dua të luaj, dua të jem në fushë në të gjitha ndeshjet. Dhe në fund, një situatë si këtë sezon nuk më shkon mendja ta jetoj sërish”.

Numri një i Kosta Rika, pra, pretendon më shumë hapësirë, në Paris apo gjetkë, edhe nëse nuk e fsheh dëshirën për të qëndruar nën Kullën Eifel: “Sigurisht që duhet të mendojmë për të ardhmen.

Familja ime është shumë e lumtur në Paris. Ata janë të lumtur që jetojnë në këtë qytet, siç jam unë. Ndihem komod, por të shohim se çfarë do të ndodhë. Dua të luaj rregullisht dhe kjo gjë prevalon”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Çfarë do të thotë fakti që Putini anuloi sulmin ndaj fabrikës së çelikut?

Story i radhës

Berisha ‘përplaset’ me Alibeajn në Kuvend

Të fundit nga

ShkoLartë