NATO zhvillon stërvitje për parandalim bërthamor në Evropë

min lexim

Vendet e NATO-s, me pjesëmarrjen e shumë avionëve luftarakë po zhvillojnë stërvitje për parandalim bërthamor në Evropë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komanda Ajrore Aleate e NATO-s (AIRCOM) në një postim nga llogaria e saj në median sociale thekson se forcat ajrore të vendeve aleate aktualisht në stërvitjen “Steadfast Noon” po testojnë aftësinë e parandalimit bërthamor.

Në stërvitje marrin pjesë dhjetëra avionë luftarakë ndërsa manovrat ushtarake zhvillohen në veriperëndim të Evropës.

Postohet fotoja e pilotit turk

Në deklaratë thuhet se stërvitja “Steadfast Noon” është një aktivitet i trajnimit rutinë vjetor dhe se në stërvitje marrin pjesë mbi 60 avionë luftarakë të llojeve të ndryshëm nga 14 vende.

Në mesin e postimeve të AIRCOM janë paraqitur fotografi të disa avionëve luftarakë në të cilin ndodhet edhe një avion cisternë i Forcave Ajrore Turke.

Ndërkohë në njërën prej fotografive paraqitet edhe piloti i avionit luftarak turk me një helmetë me modelin e gjysmëhënës dhe yllit.

Në stërvitje marrin pjesë edhe avionët B-52

Stërvitja “Steadfast Noon” do të zhvillohet deri më 30 tetor dhe mbahet në Belgjikë vendi pritës, në Detin e Veriut dhe hapësirën ajrore të Britanisë së Madhe. Në mesin e avionëve që përdoren në stërvitje ka avionë luftarakë të gjeneratës së katërt dhe të pestë si dhe avionë vëzhgimi dhe cisternë.

Ashtu si në vitet e mëparshme edhe këtë vit, në stërvitje përdoren edhe avionët B-52, bombarduesit e SHBA-së me rreze të gjatë.

Stërvitja “Steadfast Noon” ashtu si çdo vit zhvillohet nën pritjen e një vendi të ndryshëm të NATO-s.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Më jep adrenalinë”/ Këngëtarja e njohur latine, flet për operacionet plastike: Është si të ndryshoj ngjyrën e flokëve

Story i radhës

3 shenjat e Horoskopit që do të kenë vështirësi financiare në ditët në vijim

Të fundit nga