nato pas terheqjes se trupave amerikane nga gjermania jemi te pergatitur 69f5fdddc9f7e

NATO pas tërheqjes së trupave amerikane nga Gjermania: Jemi të përgatitur

May 2, 2026
1 minut lexim

NATO ka njoftuar se mbetet e sigurt në aftësitë e saja të mbrojtjes dhe parandalimit, edhe pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për të tërhequr rreth 5000 trupa nga Gjermania.

Ky zhvillim ka ngritur diskutime brenda aleancës për shpërndarjen e barrës së sigurisë mes vendeve anëtare.

Një zëdhënës i NATO-s tha se aleanca është në komunikim të vazhdueshëm me Uashingtonin për të kuptuar në detaje arsyet dhe implikimet e këtij vendimi, duke theksuar se koordinimi mes aleatëve mbetet prioritet, shkruan skynews.

Sipas NATO-s, ky ndryshim pasqyron nevojën që vendet evropiane të rrisin më tej investimet në mbrojtje dhe të marrin një rol më të madh në garantimin e sigurisë së përbashkët.

Aleanca theksoi se tashmë ka një progres në këtë drejtim, pasi vendet anëtare janë dakorduar për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në nivelin 5 për qind të PBB-së.

“Ne mbetemi të sigurt në aftësinë tonë për të siguruar parandalimin dhe mbrojtjen, ndërsa ky kalim drejt një Evrope më të fortë brenda një NATO-je më të fortë vazhdon”, u shpreh zëdhënësi.

Deklarata vjen në një kohë kur aleanca po përshtatet me ndryshimet e pranisë ushtarake amerikane në Evropë dhe me rritjen e përgjegjësive të vendeve evropiane për sigurinë rajonale.

Ndryshe, ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, ka deklaruar se vendimi i Shteteve të Bashkuara për të tërhequr një pjesë të trupave nga Evropa ishte i pritshëm dhe i parashikueshëm.

“Ishte e parashikueshme që SHBA do të tërhiqte trupat nga Evropa, përfshirë Gjermaninë”, u shpreh ai.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur tërheqjen e trupave ushtarake gjatë vitit të ardhshëm, në kuadër të një rishikimi më të gjerë të pranisë së tyre ushtarake në Evropë.

Vendimi është konfirmuar nga Pentagoni dhe pritet të zbatohet brenda një periudhe prej 6 deri në 12 muajsh.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

shperndante kanabis prane shkollave ne tirane arrestohet shitesi 27 vjecar dhe procedohet bleresi 69f5fd9008488
Lajmi i mëparshëm

Shpërndante kanabis pranë shkollave në Tiranë/ Arrestohet shitësi 27-vjeçar dhe procedohet blerësi

me krijoi nje hendek te madh klodi i zhgenjyer nga moza kam zbuluar nje ilir interesant 69f5ff428c708
Lajmi i radhës

“Më krijoi një hendek të madh”, Klodi i zhgënjyer nga Moza: Kam zbuluar një Ilir interesant

Të fundit nga

ShkoLartë