NATO-ja dhe BE-ja rikonfirmojnë mbështetjen për integrimin e Gjeorgjisë në rajonin euroatlantik

NATO-ja dhe Bashkimi Evropian (BE) kanë theksuar mbështetjen e tyre për integrimin euroatlantik të Gjeorgjisë pas takimeve të ndara me kryeministrin Irakli Garibashvili, transmeton Anadolu.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se Gjeorgjia është një nga partnerët më të ngushtë të aleancës dhe se aleatët mbështesin plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Gjeorgjisë.

Stoltenberg i kërkoi Rusisë të tërheq njohjen e territoreve gjeorgjiane si shtete të pavarura.

Ai përshëndeti vendimin e Gjeorgjisë për të tërhequr projekt-ligjin për “influencën e jashtme” që nuk është në përputhje me ruajtjen e vlerave evropiane-atlantike dhe lirive themelore. Ai shprehu besimin e tij se Gjeorgjia do të dyfishojë përpjekjet e saj drejt reformave të brendshme dhe do të vazhdojë të ruajë standardet demokratike.

Shefi i NATO-s përmendi konfliktin e vazhdueshëm në Ukrainë, duke theksuar se populli gjeorgjian e kupton natyrën helmuese të agresionit rus që duhet të ndalet.

Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, gjatë takimit të tij me kryeministrin Garibashvilin tha se e ardhmja e Gjeorgjisë është në BE.

Michel theksoi nevojën për thellimin e reformave në drejtësi, sundimin e ligjit dhe lirinë e shtypit për të përparuar drejt Evropës.

Ai ripohoi angazhimin e BE-së ndaj perspektivës evropiane të Gjeorgjisë dhe mundësinë historike që ajo përfaqëson për popullin gjeorgjian.





Story i mëparshëm

Bekteshi: Kufizimi i marzhave tregtare për produktet ushqimore bazë vazhdon deri më 30 qershor 2023

Story i radhës

Shtesat, zjarrfikësit paralajmërojnë protestë

Të fundit nga