Nata e vitit të ri/ Qytetarët preferojnë ambientet familjare – presim më shumë mirëqenie në 2025!

December 31, 2024
1 minut lexim

Edhe pak orë kanë mbetur deri në përfundimin e vitit 2024. Nëpër sheshe të Shkupit, atmosferë festive, ku në plan të parë ishin fëmijtë dhe dëshirat e tyre për fundvit.

Qytetarët e anketuar nga Klan Maqedoni, thonë se natën e Vitit të ri, do ta presin në ambiente familjare.

“Në shtëpi. Uroj që të kemi shëndet” 

“Në një atmosferë shtëpiake”.  

“Në shtepi. Uroj Të gjitha të mirat”. 

Qytetarët e Shkupit shpresojnë që viti 2025 të sjellë më shumë mundësi dhe përmirësime për jetën e tyre dhe të të dashurve të tyre. Presin më shumë mirëqenie dhe zhvillim ekonomik.

“Le të jetë më mirë, si për ne ashtu edhe për nipërit tanë”. 

“Urime vitin e ri!  Ju uruj shumë lumturi, shëndet, dashuri”.    

Ndërkaq, Qyteti i Shkupit kohë më parë njoftoi se do të ketë pritje të organizuar të Vitit të Ri në sheshin “Maqedonia” në Shkup.

Gjithashtu është publikuar edhe programi festiv dhe pjesëmarrësit.

Në natën e ndërrimit të moteve janë kontraktuar të këndojnë: Sarah Mejs dhe The Girlzz, “Lubojna”, Rok Grupi “Area” dhe Grupi “Nokaut”

Festa me programin muzikor më 31 dhjetor, nis në orën 19.30 – thonë organizatorët.

Sikurse edhe vitin e kaluar edhe këtë vit, nuk do të ketë artistë shqiptarë që do të performojnë në natën më të harreshme të vitit.

Për fund, me dëshira për një vit të mbarë dhe me më shumë mirëqenie, le ta përmbyllim këtë kronikë me këtë mesazh.

“Mirdita shikues të TV Klan, ju uroj gjitha të mirat. Urime vitin e ri, shumë lumturi, shëndet dhe dashuri”.

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sara ia bën me dije Fitimit: Kam zero interes për ty

Story i radhës

Toshkovski: Në vitin 2025-të të gjithë së bashku të punojmë për të siguruar paqen, stabilitetin dhe prosperitetin

Të fundit nga

ShkoLartë