Me moton “Magjia festive 2025” në Sheshin “Maqedonia” në Shkup u organizua pritja e Vitit të Ri.
Programi i Vitit të Ri nisi në ora 19.30 me paraqitjen e Saraj Mejs, kurse më pas u prezantuan edhe “Lubojna” dhe Rok Grupi “Area”, kurse Viti I Ri u prit me grupin muzikor “Nokaut”
Edhe pse këtë vit nuk pati fishekzjarre zyrtare nga Qyteti I Shkupit, pikërisht në mesnatë, falë individëve që vazhduan traditë, me qindra fishekzjarre ndriçuan qiellin mbi Shkup.
Derisa në pritjen e organizuar të Vitit të Ri në Sheshin e Shkupit nuk pati asnjë artistë shqiptarë edhe nëpër qytetet shqiptare nuk pati pritje të organizuar nga autoritetet komunale, kurse qytetarët me vetorganizim kanë shënuar ndërrimin e moteve.
Pamjet që po I shihni vijnë nga Tetova pikërisht kur ora shënoi mesnatën.
Qytetarët e Komunave shqiptare kanë preferuar që natën e Vitit të Ri ta kalojnë në ambiente familjare, por një pjesë e madhe e tyre kanë vizituar kryeqendrat sikurse Tiranën dhe Prishtinën.
Burimi: TV KLAN