Aktori i njohur nga Kosova, Naser Rafuna ka fituar padinë ndaj televizionit të RTK-së, lidhur me autorësinë e serialit vendor “Ça ka shpija”.
Përmes një postimi në Facebook ai ka njoftuar se Gjykata Komeciale ia ka njohur të drejtën e autorësisë ndaj këtij seriali i cili tashmë po transmetohet në Klan Kosova.
“GJYKATA KOMERCIALE në Prishtinë ua RRËZOJ PRETENDIMET dhe UA HODHI POSHTË KËRKESËPADINË RTK TV-se , kërkesëpadi kjo që , përveq se për mua ishte absurde dhe e çuditshme e qe me ‘arsyetimin’ e tyre RTK përmes përfaqësuesit të vet ligjor ,përpos pa fakte, kanë dashur të bëjnë lajthitje edhe ndaj Gjykatës , ku me provat e mija të deponuara më pas ( të cilat nuk i kanë dërgu / fsheh RTK TV ) u dëshmua se, AUTORI I serialit ‘ Cka Ka Shpija’ jam unë e jo RTK edhepse e dinin dhe dijnë edhe vet këtë gjë”, shkruan ai.
RTK-ja përveç padisë kishte bërë kërkesë për masë të sigurisë ndaj këtij prodhimi televiziv deri në zgjidhjen e këtij kontesti gjyqësor.
Të gjitha këto tashmë i ka rrëzuar Gjykata Komerciale e cila ia ka njohur të drejtën e autorësisë, Naser Rafunës dhe i ka refuzuar pretendimet e RTK-së për autorësinë e serialit “Ça ka shpija”.
“Dua të ju informoj se , Radio Televizioni i Kosovës që për mua ishte dhe mbetet shtëpija ime e dytë , me urdhër haverash dhe udhëheqësish të rinj ‘mendjendritur’, kishte bërë një kërkesë-padi për caktimin e masës se sigurisë ndaj meje dhe televizionit Klan Kosova, për t’a ndaluar transmetimin e serialit ‘Çka Ka Shpija..!?’ e episodave te reja në këtë televizion duke pretenduar se autor i serialit është vet RTK”, ka shkruar ai.
Ai në fund paralajmëroi se do të marrë hapa të radhës duke mos dhënë më shumë detaje.
“Rradha tani është te unë , kjo ngase sic thashë në fillim , i besoj Gjykatës në vendin tonë”, përfundon ai.