Raketa Artemis 1 e NASA është lëshuar për herë të parë duke ndriçuar qiellin e Qendrës Hapësinore Kennedy në udhëtimin e saj drejt Hënës.
Artemis 1 tashmë po ndjek një orbitë eliptike rreth Tokës përpara se injektimi trans-hënor ta vendos atë në kursin e Hënës.
NASA shtyu lëshimin e Artemis 1 disa herë pas problemeve teknike që u hasën në tentativat e mëhershme. Agjencia kishte vendosur fat përfundimtar datën 14 Nëntor por Uragani Nicole shtyu planet.
Për herë të parë agjencia provoi të lëshonte Artemis 1 në hapësirë më 29 Gusht, por problemet me motorin dhe rrjedhjet e hidrogjenit anuluan çdo gjë.
Tentativa e dytë e lançimit në Shtator nuk shkoi siç gjithashtu ndërsa NASA zhvendosi sistemin e lançimit SLS dhe mjetin Orion në ambiente të brendshme për ti mbrojtur nga Uragani Ian.
Ky mision konsiderohet historik sepse i hap rrugë rikthimit të njerëzit në Hënë për herë të parë pas gjysmë shekulli.
Është i pari i disa misioneve që NASA synon të realizojë për të ndërtuar një bazë në Hënë. Artemis II do të ndjekë një rrugë të ngjashme por me astronautë në bord.
/PCWorld Albanian