Teleskopi hapësinor James Webb arriti të kapë imazhe jashtëzakonisht të detajuara të planetit Jupiter dhe aurorave të tij.
Nga fotot e publikuara nga NASA vihen re unazat e tij dhe dy hënat e vogla Amalthea dhe Adrastea. Fotot u realizuan më 27 Korrik dhe u aplikuan filtra të ndryshëm mbi to për të reflektuar më mirë detajet e planetit.
Në foto vihet re edhe njolla e kuqe si dhe formacione të reve të bardha të reflektojnë sasinë e madhe të dritës së diellit.
Vështrimet e planetit Jupiter duhet të japin më tepër të dhëna rreth jetës së planetit. Gjithashtu do të ndihmojë shkencëtarët të kuptojnë sjelljen e gjigantëve të gazit përtej sistemit diellor.
Të dhënat e grumbulluara nga James Webb së shpejti mund të provojnë shumë të dobishme në shumë nivele. /PCWorld Albanian