Ekipi italian, Napoli kanë filluar negociatat me Keylor Navas.
Navas pritet të largohet nga Paris Saint Germain, pasi sezonin që do vije nuk pritet të jetë zgjedhja e parë e ekipit parisien.
Kjo ka bërë që kostarikani të mendojë largimin nga ‘Parc des Princes’.
Disa klube kanë shfaqur interesim për portierin, në mesin e tyre edhe Napoli.
‘Calciomercato’ njofton se skuadra italiane ka filluar të negociojë për transferimin e Navas.
Mbetet të shihet nëse do të arrihet një marrëveshje në mes palëve.