​Napoli-Milan, kërkesa për bileta e jashtëzakonshme

March 2, 2022
1 minut lexim

Amedeo Bardelli nga “TicketOne”, kompania përgjegjëse për shitjen e biletave për ndeshjet në shtëpi të Napolit, pretendon se kërkesat për ndeshjen kundër Milanit janë shumë të mëdha.

Kryesuesit e tabelës së Serisë A takohen të dielën në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

Tifozët e Napolit ëndërrojnë Scudetton e tyre të parë pas më shumë se 30 viteve dhe tashmë janë shitur të gjitha biletat për ballafaqimin me “Rossonerët”, madje, kërkesa për bileta është aq e madhe sa do të mund të mbusheshin stadiume.

“Vetëm disa bileta të spozorëve janë në dispozicion”, tha Bardelli për “Radio Marte”.

“Njerëzit kanë qenë duke pritur në radhë përpara se biletat të dilnin në shitje dhe biletat në internet ishin të disponueshme vetëm për ata që kishin kartën e Napolit”.

“Të gjitha biletat Curva A dhe B u shitën për 35-40 minuta. Po të kishim dy stadiume me kapacitet të “ Diego Armando Maradonas”, do t’i kishim mbushur të dyja.”

Stadiumet në Itali ende funksionojnë me kapacitet 75% për shkak të pandemisë COVID-19, por së shpejti do të kthehen në kapacitet të plotë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Xhaferi është autokrat”, Mickoski merr në mbrojtje Fadil Zendelin

Story i radhës

Publikohet për herë të parë një foto e rrallë e Princeshës Diana

Të fundit nga

ShkoLartë