Napoli lë Kepan në pritje, kthen sytë nga Navasi

1 minut lexim

Keylor Navas mund të jetë portieri i ardhshëm i skuadrës së Napoli.

Skuadra italiane tash e sa kohë është në kërkim të një portieri dhe Kepa Arrizabalaga ishte në mesin e më të pëlqyerve.

Gjithsesi, Napoli e ka lënë në pritje portierin spanjoll për pak kohë. Raportime të mediave italiane thonë se ka një emër të ri në radar.

Keylor Navas i Paris Saint-Germain mund të jetë emri që kalon në ‘Diego Armando Maradona’.

Mbetet të shihet nëse ‘Partenopei’ do të arrijnë marrëveshje me portierin latin.

Luciano Spalletti e do me çdo kusht një portier në skuadër, pas largimit të David Ospina.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pse mushkonjat pickojnë shumë disa njerëz dhe thuajse fare disa të tjerë?

Story i radhës

​Ngjarjet e datës 9 gusht

Të fundit nga