Napoli i gatshëm ta huazojë Meretin

1 minut lexim

Skuadra e Napolit është gatshme që ta huazojë për një vit portierin Alex Meret.

Sipas asaj që bën të ditur Fabrizio Romano, e interesuar për të është skuadra e Spezias.

Një lëvizje e tillë do t’i hapte rrugë ardhjes së Kepa Arizabalagas nga Chelsea.

Napoletanët janë shumë të interesuar që këto marrëveshje të kryhen sa më shpejt, në mënyrë që skuadra të jetë e kompletuar për sezonin e ri të Serie A që do të fillojë së shpejti.

Ende nuk është arritur dakordimi i plotë me Chelsean për transferimin e spanjollit, por vijimi i negociatave jep sinjale të mira se gjithçka pritet të kryhet shumë shpejt. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Margot Robbie kujton skenën e parë seksuale në film me Leonardo DiCaprion

Story i radhës

Tri skuadra shqiptare zhvillojnë ndeshje sot në garat evropiane

Të fundit nga