Napoli humbet shansit për të qenë lider i Seri A

Napoli i Amir Rrahmanit e ka humbur shansin që të jetë në vendin e parë në Serie A, pasi që sonte ka barazuar kundër Cagliarit me rezultat 1-1. Gaston Pereira (58) shënoi golin për Cagliari kurse barazoi Victor Osimhen (87) për Napolin. Skuadra e Luciano Spallettit shumë pak krijoi në këtë ndeshje, gjë që reflektohet në rezultatin e saj 

Napoli e ka humbur mundësinë që të ngritët në vend të parë pas xhiros së 26-të, të Serie A italiane. 

Skuadra ku luan kapiteni i skuadrës së Kosovës, Amir Rrahmani nuk ka pasur ndonjë paraqitje të mirë kundër Cagliarit duke barazuar me rezultatin 1-1. 

Kërcënimi i parë serioz në drejtim të portës së Napolit ishte në minutën e 18-të ku Joao Pedro bëri një goditje të mirë por topi përfundoi jashtë anës së djathtë të portës së Osipinës. 

Në pjesën e parë nuk pati më ndonjë kërcënim serioz nga Napolit apo Cagliari dhe pjesa e parë do të përfundonte me rezultat të barabartë 0-0. 

Shanse të artë për Cagliarin pati në minutën e 53-të, Alessandro Deiola u lirua shumë mirë por ai u vonua për të goditur portën kështu që goditja e tij ishte e pasaktë. 

Goli do të vinte në minutën e 58-të të ndeshjes dhe për autor do ta kishte Gaston Pereiran. 

Pereira goditi me të majtën e tij duke bërë një finalizim perfekt edhe pse Ospina ka mundur që të reagojë më mirë në këtë rast. 

Por kështu nuk ishte Ospina në minutën e 61-të kur bëri një pritje të goditjes së Deiolas, e ku topi u kthye të Baselli por ai goditi lart portës. 

Ospina do të bënte edhe një pritje të mahnitshme në minutën e 86-të te Marin. 

Një minutë më vonë Napoli do të barazonte rezultatin. Rui depërtoi mirë në krahun e majtë për të krosuar për Victor Osimhen i cili arriti që të shënojë gol të bukur me kokë. 

Marin i Cagliarit prapë ishte pranë golit në minutën e dytë shtesë të ndeshjes, por prapë në vend ishte Ospina. 

Në këtë ndeshje kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka luajtur plot 90 minuta. 

Ky barazim i jep 54 pikë Napolit, aq sa ka edhe Interi që është në vendin e dytë. Të dy këto skuadra kanë nga dy pikë më pak se Milan që është në vendin e parë. 

Cagliari nuk arrin që të dalë nga zona e rrezikshme për rënie nga liga, pasi që ka 22 pikë, aq sa ka edhe Venezia, por që Cagliari është në vendin e 18 të Serie A.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Fitues i Big Brother Vip, flet për herë të parë Ilir Shaqiri: Ja si kanë qenë ditët e mia jashtë shtëpisë

Story i radhës

Prag tragjedie në Korçë, një subjekt tregton gaz dhe oksigjen në të njëjtin vend! Pas denoncimit, subjekti gjobitet!

Të fundit nga