Napoli homazh legjendës

1 minut lexim

Napoli ka nderuar sot, në takimin e fituar 4-0 ndaj Sassuolo, figurën e Diego Armando Maradonës, i cili do të mbushte 62 vjeç më 30 tetor. Statuja e kampionit argjentinas, me këmbën e majtë të artë, në fakt, është futur brenda stadiumit para ndeshjes kundër Sassuolos.

Një hap i parë në funksion të instalimit përfundimtar të statujës jashtë stadiumit, që mban emrin e tij.

“Duhet të durojmë edhe pak për vendosjen përfundimtare të statujës, sepse kemi bërë një punë të gjatë.

Shpresoj të jetë gati më 25 nëntor, – shpjegon autori i statujës Domenico Sepe, siç raporton sportmediaset –

Në rastin më të keq, do të jetë gati më 5 korrik, që është data përkujtimore e mbërritjes së Maradonës në Napoli”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

(VIDEO) Mblidhet kryesia e re e BDI-së, Ahmeti s’e lëshon Grubin nga kabineti i tij

Story i radhës

Bujar Osmani tregon emërimet e reja në BDI

Të fundit nga