Napoli goditet nga një tërmet i fortë

May 13, 2025
1 minut lexim

Zona e supervullkanit pranë Napolit të Italisë është tronditur nga një tërmet me magnitudë 4.4 ballë.

Mediat italiane raportojnë se një tërmet i fortë me magnitudë 4.4 është regjistruar sot me epiqendër në det, jashtë portit të Pozzuolit.

Mësohet se tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej tre kilometrash.

Bëhet e ditur se ky tërmet me magnitudë 4.4 është i dyti më i fortë i regjistruar ndonjëherë në Campi Flegrei.

Në rrugë shpërtheu paniku, prindërit nxituan të merrnin fëmijët nga shkollat ​​dhe në shumë raste nxënësit u evakuuan nga ndërtesat.

Pak minuta para goditjes janë regjistruar dy tërmete më të vogla, të dy me magnitudë 2.1 ballë.

Ndryshe, prefekti i Napolit, Michele di Bari, mblodhi menjëherë Qendrën e Koordinimit Emergjent për të vlerësuar situatën. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Një nga kompanitë kryesore të Inteligjencës Artificiale nuk do t’ju lejojë të përdorni AI kur aplikoni për punë

Story i radhës

Nxënësit e Pejës fillojnë testimin PISA 2025

Të fundit nga

​Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve Viktima

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve të Pafajshëm – Viktima të Agresionit, është një nga ditët ndërkombëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që shënohet çdo vit më 4 qershor. Kjo ditë u krijua
sqmken
ShkoLartë