Napoli dëshiron të rinovojë me Osimhen, por palët janë ende larg!
Napoli, edhe pse duket se synon të mbajë Victor Osihmen, është ende larg arritjes së një marrëveshje për rinovimin e kontratës me nigerianin.
Siç raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, qendërsulmuesi do të donte që paga e tij të ishte proporcionale me vlerësimin e klubit për të, gjë që ende nuk ka ndodhur.
Për t’i afruar palët, mund të jetë e dobishme të bihet dakord për një klauzolë që lejon që çmimi i nigerianit të fiksohet duke filluar nga vera e vitit 2024 dhe për një periudhë të kufizuar, për të cilën aktualisht nuk ka marrëveshje, edhe nëse një shifër afër realitetit mund të jetë rreth 100 milionë euro. Për më tepër, mund të flitet për një zgjatje njëvjeçare për të mos rënduar shumë llogaritë.