Napoli ka pësuar një humbje shumë të hidhur nga Fiorentina që mund t’i kushtojë rëndë sa i përket luftës për titullin kampion.
Pesë gola u shënuan në këtë takim dhe tre pikët i takuan Fiorentinës që triumfoi me rezultat 3-2.
Gonzales, Ikone dhe Cabral realizuan për Fiorentinën, kurse për vendasit dy golat erdhën nga Martens dhe Osimhen, por që nuk mjaftuan për ta shmangur humbjen.
Kështu Napoli bënë një hap prapa në luftën për titull me Interin dhe Milanin.
Skuadra e Lucioano Spallettit ka 66 pikë në vendin e tretë, aq sa ka edhe Interi në të dytin, kurse lider i tabelës është Milani me 67 pikë. Të dy skuadrat milanezë kanë nga nga një ndeshje më pak të zhvilluar.
“Rossonerët” ballafaqohen me Torinon duke filluar nga ora 20:45.