naomi campbell merr vemendjen me dukjen terheqese ne te zeza 66da3eb063fb7

Naomi Campbell merr vëmendjen me dukjen tërheqëse në të zeza

September 6, 2024
1 minut lexim

Naomi Campbell tërhoqi vëmendjen e të gjithëve teksa veshi një fustan të guximshëm transparent të mërkurën në mbrëmje për të marrë pjesë në festën kokteil të “Harper’s Bazaar Icons Issue” në Le Veau d’Or në New York.

Supermodelja 54-vjeçare tregoi figurën e saj të pabesueshme të trupit teksa doli pa sytjena në fustanin e guximshëm që përfshinte një pjesë të sipërme me jakë të hapur dhe një fund sateni me një panel transparent të madh.

Naomi, e cila zgjodhi këpucë të thjeshta të zeza me majë, për aksesorë kishte vendosur edhe disa unaza të mëdha në duart e saj, shkruan DailyMail.

Image

Naomi Campbell

Ajo shfaqi plot vetëbesim teksa pozonte në eventin e shkëlqyer, i cili nderon ikonat që ndër vite kanë pozuar në kopertinën e revistës.

Bukuroshja kishte flokë të shkurtër dhe kaçurrela për këtë rast, të cilat e përkufizuan perfekt fytyrën e saj, dhe makijazhi i saj karakterizohej me penel të zi te pjesa e syve dhe buzëkuq ngjyrë bezhë.

Image

Naomi Campbell

Ylli i pasarelave të modës dukej në humor të shkëlqyer teksa bashkëbisedonte me të ftuarit e tjerë në festë, përfshirë Carlos Nazario dhe Solange Knowles.

Pamja e Naomit padyshim që tërhoqi sytë e të gjithëve, duke zhvendosur kështu pak vëmendjen nga incidenti i saj i fundit me Anna Wintour.

Ajo kishte replikuar fuqishëm ndaj një komenti të Annës për vonesën e saj gjatë shfaqjes së modës “Harlem’s Fashion Row” të martën.

Ndërsa Naomi vazhdoi të shijonte Javën e Modës në New York, ajo mori pjesë edhe në festën e “Bulgari Studio” në të njëjtën veshje. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

sokoli jemi favorit ndaj rumanise pres fitore 66da3e7845277
Story i mëparshëm

Sokoli: Jemi favorit ndaj Rumanisë, pres fitore

behrami vetem diaspora eshte me albin kurtin populli ne kosove eshte kunder tij 66da3fddb1c1b
Story i radhës

Behrami: Vetëm diaspora është me Albin Kurtin, populli në Kosovë është kundër tij

Të fundit nga

Si të jesh një mik i mirë?

Share   Tweet   Shperndaj   Email   Comments Të jesh një mike e mirë nuk është një gjë e zakonshme. Zakonisht femrat, për nga natyra më të brishta, kanë nevojë të
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë