Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë deklaroi se mbështetja e vazhdueshme amerikane për institucionet e sundimit të ligjit në Shqipëri synon forcimin e drejtësisë, luftën kundër narkotrafikut dhe krijimin e kushteve të barabarta për bizneset amerikane.
Sipas njoftimit, e Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn, përgëzoi kryetaren e sapoemëruar të Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji, duke theksuar rolin thelbësor të këtij institucioni në garantimin e drejtësisë për qytetarët shqiptarë dhe në mbajtjen përgjegjës të atyre që shkelin ligjin.
Ambasada nënvizoi se funksionimi i një sistemi ligjor të drejtë dhe të parashikueshëm është kyç për stabilitetin demokratik dhe për krijimin e një mjedisi ku bizneset amerikane mund të zhvillohen dhe të konkurrojnë në mënyrë të ndershme në Shqipëri.
Njoftimi i Ambasadës:
Sot, e Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, Nancy VanHorn, përgëzoi Kryetaren e sapoemëruar të Gjykatës Kushtetuese, znj. Fiona Papajorgji, dhe diskutoi mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për institucionet e sundimit të ligjit në Shqipëri.
Gjatë takimit u theksua se mbështetja afatgjatë e SHBA-së për reformën në drejtësi dhe institucionet e sundimit të ligjit avancon prioritetet e Presidentit Trump, përfshirë çmontimin e rrjeteve të narkotrafikut dhe krijimin e kushteve të barabarta për bizneset amerikane.
Gjykata Kushtetuese luan një rol kyç në garantimin e drejtësisë për qytetarët e Shqipërisë, në mbajtjen përgjegjës të atyre që shkelin ligjin dhe në ruajtjen e një sistemi ligjor të drejtë, të parashikueshëm dhe funksional, i cili krijon një mjedis të favorshëm për zhvillimin e biznesit amerikan në Shqipëri.
Today Chargé d’Affaires Nancy VanHorn congratulated newly appointed Chair of the Constitutional Court Fiona Papajorgji and discussed how longstanding U.S. support to Albania’s rule of law institutions advances President Trump’s priorities: dismantling narcotrafficking networks… pic.twitter.com/Ym3hCrNpyf
— U.S. Embassy Tirana (@USEmbassyTirana) January 12, 2026
Top Channel
Burimi: top-channel.tv


